Rexhep Tajip Erdogan njofton anulimin e tubimeve elektorale, shkak shqetësimi në stomak

Presidenti Erdogan po intervistohej drejtpërdrejt nga stacionet Ulke TV dhe Kanal 7 të Turqisë vonë të martën, kur intervista u ndërpre papritur.  Ajo rifillon rreth 20 minuta më vonë dhe 69-vjeçari Erdogan, shpjegoi se vuan nga një shqetësim në stomak dhe kërkoi falje për ndërprerjen.

TAYYIP ERDOGAN – PRESIDENTI TURQISË: Kemi pasur një punë intensive për fushatën zgjedhore dje dhe sot dhe gjatë këtyre veprimtarive kam pasur një shqetësim të rëndë stomaku.

Presidenti, kishte planifikuar të bënte një sërë takimesh elektorale të mërkurën në qytetet Kirikkale, Yozgat dhe Sivas, por papritur njoftoi në Twitter se do të pushonte në shtëpi duke ndjekur këshillën e mjekëve të tij ndërsa do të përfaqësohej në fushatë nga zëvendëspresidentiFuatOktay.Erdogan pritet të rikthehet në fushatë të enjten.

https://twitter.com/i/status/1650969958866665475

Erdogan është trajtuar edhe më parë në sistemin e tretjes. Në vitin 2011, ai iu nënshtrua asaj një operacioni të vështirë. Presidenti Erdogan po kërkon një mandat të tretë si president i Turqisë dhe po merr pjesë në një fushatëtë fortë në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 14 majit. Në disa raste ai është parë duke marrë pjesë në tre ose më shumë veprimtari gjatë një dite.

Erdoganë shtë përpara testit më të ashpër elektoral gjatë 20 viteve në detyrë si kryeministër dhe president i vendit. Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë lehtë në epërsi sfiduesin e tij kryesor, kreun e partisë opozitare të qendrës së majtë KemalKilicdaroglu.