Replika mbërrin në Turqi/ Si është situata post tërmet në Gaziantep

Replika.al ka udhëtuar drejt Turqisë. Konkretisht në Gaziantep një prej zonave më të prekura nga lëkundjet shkatërrimtare të tokës dhe që numëron një bilanc tragjik viktimash.

Gazetarja Aida Topalli tha se ekipet e shpëtimit nuk kanë ndalur për asnjë cast kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja edhe pse shpresat shuhen me kalimin e orëve. Zhurma e vetme që dëgjohet në zonë janë ato të pajisjeve të ekipeve të kërkim shpëtimi, që kërkon nën gërmadha.

Nga informacionet e mbledhura në terren, gazetarja e Replika. al  tha se në zonë janë ngritur cadra strehimi dhe humanitare për t’i dhënë ndihmën të mbijetuarëve, sytë e të cilëve janë drejtuar nga rrënojat e pallateve të shembur. Lutjet që dëgjohen nga banorët që shpëtuan janë pë familjarët dhe të njohurit e tyre  disa prej të cilëve ende ndodhen nën rrënoja.

Pamjet më poshtë të siguruara nga Replika. al tregojn situatën aktuale në këtë zonë ku fatkeqsia ka pllakosur dhe shpresa për shpëtimin e sa më shumë jetëve pak nga pak po venitet.