Reperi Tekashi 6ix9ine shtrohet në spital pas sulmit në palestër

 

I gjakosur dhe i dhunuar nga një grup burrash brenda një palestre në pjesën jugore të Floridës. Videot kur rrihet barbarisht reperi Tekashi 6ix9ine ka bërë xhiron e botës.

Avokati i 6ix9ine, Lance Lazzaro , për mediat ka deklaruar se reperi ishte brenda një saune në LA Fitness kur krejt papritur ai u sulmua nga disa djem. 6ix9ine u përpoq që të largohej por sulmuesit nuk ndaleshin. Ata i shkaktuan atij lëndime të rënda në fytyrë dhe në trup.

Më pas në vendngjarje u thirrën policia dhe ai u transportua në spital me ambulancë. Avokati i reperit ka kërkuar që ai të këtë urdhër mbrotje.

Sulmi ndaj Tekashi 6ix9ine vjen pasi ai u lirua nga burgu federal në prill 2020. Reperi u arrestua dhe u dënua me dy vjet burg në vitin 2019 me nëntë akuza, duke përfshirë shantazh, trafik droge dhe përdorim të armëve të zjarrit dhe përfshirja e tij me bandën Nine Trey Bloods. Ai mori një dënim me burg të shkurtuar pasi bashkëpunoi me zyrtarët federalë.