Reforma e pensioneve, protestuesit “pushtojnë” Harkun e Triumfit

 

Protesta e qytetarëve francezë u zhvendos në Harkun e Triumfit. Rreth pesëdhjetë persona  pushtuan për pak momente  monumentin ikonik në shenjë proteste kundër reformës së pensioneve.

Demonstruesit shpalosën një pankartë gjigante në ndërtesën pariziane ku shkruhej: “64 është një jo”. Ky nuk është aksioni i parë i protestuesve të cilët tashmë kanë pushtuar monumente të ndryshme emblematike të kryeqytetit, si muzeu i Luvrit.Protesta vjen pas mbylljes së takimit të parë mes zyrtarëve të qeverisë dhe sindikatave.

Por ky takim për përfaqësuesit e sindikatave nuk solli rezultate konkrete.

LAURENT BERGER – SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I SINDIKATAVE : Pasi të gjithë e thamë fjalën tonë, në fund kërkuam nga kryeministria që të konfirmonte nëse ajo tërhiqej nga kjo reformë, të cilën ne të gjithë po e kërkojmë dhe përgjigja ishte jo.

Qeveria franceze thotë se është e nevojshme të rritet mosha e pensionit nga 62 në 62 për tu ruajtur financat në vend por sindikatat thonë se paratë mund të gjenden në forma të tjera.