Rama: Turp krahasimi i të gjithë shqiptarëve me kriminelë
Prestigjozja ‘The Guardian ’ i ka kushtuar një artikull ekspozitës që kryeministri Edi Rama hapi në Greqi dhe jo vetëm. Gazeta e përshkruan kryeministrin si artistin qw ndërthur ngjyrat me politikën.
Rama, i cili ka lyer fasadat e ndërtesave të rrënuara me ngjyra të ndezura, kur ishte kryebashkiaku i Tiranës, ka të ngjarë të sjellë sipas gazetës të njëjtën frymë pozitive edhe në bisedimet me kryeministrin britanik Rishi Sunak. I pyetur nga gazetarja Helen Smith , Rama zbulon se në takim do të diskutohet cështja e emigracionit.
EDI RAMA-KRYEMINISTER I SHQIPËRISË: Unë do të flas gjuhën e së vërtetës. Ajo që kemi parë dhe dëgjuar në Britaninë e Madhe ka qenë një turp, ky veçim nga një komunitet dhe krahasimi i të gjithë shqiptarëve si kriminelë.
Ai këmbngul se ëshët e rëndësishme që shqiptarët e thjeshtë të ndahen sipas tij nga mollët e kalbura sic i cilëson ai personat e përfshirë në rrjetet kriminale.
EDI RAMA-KRYEMINISTER I SHQIPËRISË: Prej disa kohësh ne kemi punuar dhe luftuar së bashku kundër bandave kriminale që nuk janë ekskluzivisht shqiptare, por ndërkombëtare.Dhe ne duam ta forcojmë këtë bashkëpunim, por ajo që është kaq shqetësuese është lidhja që shpesh bëhet mes të qenit shqiptar dhe kriminalitetit.
Rama nënvizon ndër të tjera se qytetarët do të vazhdojnë të emigrojnë për një të ardhme më të mirë.
EDI RAMA-KRYEMINISTER I SHQIPËRISË: Shqiptarët kanë lulëzuar jashtë vendit. Në të kaluarën, njerëzit në vendin tuaj, migruan në Australi dhe Amerikë. Njerëzit kanë të drejtë të ëndërrojnë për diçka që është më e madhe dhe më e mirë.
Rama përfundon intervisten e tij se edhe në Greqi shqiptarët u përballën me sterotipe të ndryshme por tashmë komuniteti shqiptar është një pjesë integrale e shoqërisë greke.