Raketa e lëshuar nga Suedia rrëzohet aksidentalisht në Norvegji

 Një raketë kërkimore e lëshuar nga Sweden Space Corp nga Suedia veriore u rrëzua në një shpat mali në veriun e largët të Norvegjisë, rreth gjashtë milje nga zona më e afërt e banuar.

Ministria e Jashtme norvegjeze ka shprehur irritim me Suedinë që nuk e informoi menjëherë në lidhje me incidentin.  Korporata Suedeze e Hapësirës e cila zotëron dhe drejton qendrën ka kërkuar falje dhe po heton rrëzimin e raketës e cila sipas saj u rrëzua aksidentalisht.

https://twitter.com/i/status/1651139443930152963

“Përplasja e një rakete si kjo është një incident shumë serioz që mund të shkaktojë dëme serioze”, tha ministria e jashtme në Oslo.Ministria nuk mori njoftim zyrtar dhe kur një incident si ky ndodh përtej kufirit, është e rëndësishme që përgjegjësit të informojnë menjëherë autoritetet norvegjeze përmes kanaleve të duhura,” tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme Ragnhild Simenstad.

Raketa arriti një lartësi prej 250 km dhe më pas u ul rreth 40 km në veri-perëndim të territorit norvegjez në zonën e largët veriore të Malselv për shkak të një mosfunksionimi. Si pasojë e rrëzimit nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Raketa, e njohur si Texus-58, është pjesë e një programi evropian të porositur nga Agjencia Evropiane e Hapësirës. Studiuesit janë shprehur  se ata shpresojnë se eksperimentet e kryera nga raketa do të kontribuojnë në kalimin nga karburantet fosile në teknologjinë e energjisë së gjelbër.