Radarët jashtë funksionit, anulohen fluturimet në aeroportin e Milanos

Kaos dhe vonesa në aeroportin e Milanos. Fluturimet janë ndërprerë, pasi radari në qendrën e kontrollit nuk funksiononte.

Sea, kompania operuese e aeroportit që menaxhon aeroportin e Malpensës, e komunikon këtë përmes një njoftimi zyrtar.

Kjo pritet të sjell vonesa serioze, por edhe anulime të fluturimeve direkte jo vetëm drejt aeroportit në provincën e Vareses, por edhe drejt Torinos e Xhenoas.

Mediat italiane raportojnë se dështimi do të ketë pasoja në fluturimet në të gjithë veriperëndimin e shtetit Italian.