Qeveria e Moldavisë kërkon të bashkohet me BE deri në vitin 2030
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Moldavisë në shenjë mbështetje për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian. Presidentja Maia Sandu ka akuzuar Rusinë se po kërkon të sabotojë integrimin në union duke nxitur protesta antiqeveritare por Moska mohon akuzat.
https://twitter.com/i/status/1660250187036516355
Sandu tha se Moldavia nuk do të ishte më një periferi e Evropës duke u zotuar se Moldavia do të bëhej anëtare e BE deri në vitin 2030.
MAIA SANDU-PRESIDENTE E MOLDAVISË: Moldavët janë evropianë dhe në 7 vjet ne duhet të bëhemi anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian. Ne, njerëzit e këtij vendi, vendosim tani në mënyrë të pakthyeshme që Moldavia të ngrejë kokën dhe të ecë me krenari përpara drejt Bashkimit Evropian.
Demonstruesit u bënë thirrje krerëve politikë të Moldavisë të ndryshojnë kushtetutën duke përmendur në mënyrë specifike orientimin evropian të vendit.
“Unë besoj në një Moldavi evropiane dhe i uroj vendit tim një të ardhme me zhvillim ekonomik dhe socio-politik. Tani jemi pak prapa, por ngadalë do të arrijmë dhe do të jemi në të njëjtin nivel me Evropën” , u shpreh një banor.
Moldavia, së bashku me Ukrainën, u ftuan në hapjen e negociatave me BE-në për anëtarësim, në qershor të vitit të kaluar, disa muaj pasi Rusia filloi luftwn në Ukrainë. Megjithatë, kushtetuta e saj përjashton anëtarësimin në NATO