“Qëndroni në radhë për të votuar”, Trump-amerikanëve: Mos i lejoni që t’ju pengojnë

 

 

 

 

 

 

Kandidati republikan për president, Donald Trump u ka bërë thirrje votuesve që të qëndrojnë në radhë dhe të vazhdojnë të votojnë.

Përmes një postimi në Twitter ai i ftoi ata të qëndrojnë të palëkundur dhe të mos dorëzohen përballë ndonjë pengese.

“Po bëjmë shumë mirë! Qëndroni në radhë. Mos i lejoni që t’ju pengojnë. Qëndroni në radhë dhe votoni!”, shkroi Trump.

Vance, i cili kandidon për zv/President përsëriti mesazhin e Trump, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit në radhë për të siguruar që çdo votë të numërohet.