Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Itali
Një i ri shqiptar 20 vjeçar ka humbur jetën në komunën e Ponte dell’Olio në provincën e Piancenzës. Ai është vrarë me armë zjarri në banesën e tij dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë pa mbërritur në spitalin e qytezës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme e kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar forcat e rendit, pasi kanë dëgjuar të shtënat e pistoletës e ulërimat që vinin nga apartamenti i viktimës.
Në momentin e mbërritjes së urgjencës mjekësore i riu ka qënë gjallë por ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë. Prokurorët italianë të Piacenzës janë në hetimin e detajeve për të mësuar se çfarë ka ndodhur e gjatë ditës së sotme priten të zbardhen më shumë informacione.