Publikohet një tjetër video tronditëse e përplasjes së trenave në Greqi

 

Një video e re tronditëse e minutave të para pas përplasjes së trenave në Tempe është publikuar së fundmi.

Video e regjistruar nga një pasagjer i cili ishte në trenin  Intercity62  tregon ferrin kur zjarri filloj të shpërthente pasi trenat u përplasën me njëri-tjetrin.  Në të njëjtën video janë regjistruar zërat e njerëzve që tentojnë të dalin nga treni i pasagjerëve, ku njëri prej të mbijetuarve flet në telefon me një të afërm dhe kërkon ndihmë.

https://youtu.be/pcLvc4UboQE


“Pas Larisës ndodhi përplasja. Pashë xhamat e thyer dhe dola dhe nuk munda të zbres. U ktheva brenda dhe pastaj dyert u hapën dhe dola. Unë ndihmova një zotëri dhe e nxorra jashtë.Të gjitha vagonët e përparme ishin në flakë dhe të gjithë fëmijët kishin gjak. Ka ardhur edhe policia dhe zjarrfikësja”, tha për mediat greke pasagjeri  që regjistroi videon e diskutueshme.

https://youtu.be/eQNDkkzagG0

Kjo video i shtohet listës së dokumenteve tronditëse nga përplasja e trenit në Tempe. Ndërkaq organet e akuzës kanë vijuar me ngritjen e kallëzimeve të reja penale ndaj tre personave për tragjedinë në Tempe. Konkretisht, u ngritën ndjekje penale ndaj inspektorit të stacionit të trenave në Larisa, stacionistin tashmë të burgosur dhe tashmë të akuzuar të Larisës, si dhe ndaj dy personave të tjerë që supozohej të ishin të pranishëm deri në orën 11 të natës para tragjedisë dhe u larguan më herët duke braktisur detyrën. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për prishje të sigurisë së transportit, e cila është vepër penale me dënime nga dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm, si dhe për veprat e vrasjes nga pakujdesia.

https://youtu.be/06DbksBqRCM

Nga ana tjetër kyeministri grek kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një takim të kabinetit u shpreh se vendi do të punonte më shpejt për të modernizuar sistemin e transportit të vendit dhe do t’u jepej kompensim familjeve të viktimave të përplasjes së trenave.

 KYRIAKOS MITSOTAKIS KRYEMINISTËR I GREQISË: Rrjedhimisht, unë marr përgjegjësi. Nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas një sërë gabimesh njerëzore. Takimi ynë sot po mbahet nën hijen e tragjedisë së Tempes dhe dhimbjes së vazhdueshme kombëtare. Do të përsëris faljen publike në emër të të gjithë atyre.  Ne të gjithë jemi fajtorë dhe duhet ta pranojmë. Nga qeveritë dhe administratat që për vite me radhë kanë anashkaluar modernizimin e kehurudhave dhe çdo vlerësim të trenave. 

Mitsotakis tha se përparësia e parë do të ishte ofrimi i mbështetjes ekonomike, psikologjike dhe etike për familjet. Ai përsëriti se qeveria do të ecë më shpejt dhe më efektivisht, “duke filluar menjëherë” të përditësojë sistemet teknologjikisht. Ndërkaq protesta paqesorë janë mbajtur sërish në  Greqi ku njerëzit me pankarta në duar kërkuan më shuëm drejtësi për tragjedinë. Ashtu si edhe në qytete të tjera kërkohej që autoritetet të reagonin për zgjidhjen e disa-vjeçare të sistemit të mbingarkuar hekurudhur që çuan në tragjedinë e rëndë ku humbën jetën 57 persona mes tyre edhe gjashtë shqiptarë , shumica studentë.