Protestuesit kundër reformës së pensioneve në Francë sulmojnë fizikisht nipin e Zonjës së Parë

 

Nipi i Zonjës së Parë të Francës është sulmuar fizikisht  nga kundërshtarët e reformës së pensioneve. Incidenti ndodhi pak pasi shefi i Elizesë Emmanuel Macron dha një intervistë televizive për transmetuesin francez TF1. Vetë Macron ka dënuar ngjarjen.

EMMANUEL MACRON-PRESIDENT I FRANCËS: Ai u sulmua sepse është nipi ynë i madh dhe unë kam e kam përsëritur vazhdimisht se  dhuna nuk ka vend në një demokraci.

Jean-Baptiste Trogneux u  dhunua jashtë dyqanit  të tij në Amiens,  qytet në të cilin  protestat kundër reformës së pensioneve kanë qënë të vazhdueshme.Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes pasi fqinjët ndërhynë për të ndaluar dhunën e ushtruar ndaj tij.

EMMANUEL MACRON-PRESIDENT I FRANCËS: Shpresoj që të shërohet plotësisht, këto veprime i konsideroj absolutisht të papranueshme dhe si president i Republikës janë të papërshkrueshme.

Sulmi  ndaj të afërmit të Briggite Macron u dënua si nga e djathta dhe e majta franceze.