Protestuesit i vënë flakën Parisit, shkak votimi i reformës së pensioneve
217 persona kanë rënë në prangat e policisë pas incidenteve që pasuan protestat në Paris. Rreth 7,000 njerëz demonstruan në një tubim spontan dhe të paplanifikuar që më pas u shëndërrua në një arenë lufte. Zemërimi i qytetarëve u rrit pasi u vendos që reforma e pensioneve të zbatohej pa votim në dhomën e ulët të parlamentit.
Disa nga protestuesit hodhën sende ndaj forcave të rendit ndërsa zjarre të shumta u ndezën në kryqytetin francez. Policia u kundërpërgjigj duke përdorur shkopinj dhe gaz lotsjellës për të larguar demonstruesit .
Përvec Parisit protesta pati edhe në shumë qytete të tjera franceze si Marsejë, Nantes, Rouen , Toulouse dhe Nice. Pasditen e së enjtes, qeveria vendosi në minutën e fundit të zbatojë projektligjin e pensioneve, i cili do të rrisë moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, duke anashkaluar Asamblenë e Përgjithshme.
Ekziston një nen i Kushtetutës Franceze që e lejon të ndiqet kjo rrugë ligjore. Por reforma e pensioneve mund të anulohet në rast se Asambleja e Pergjitshme voton një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së presidentit Emmanuel Macron dhe kryeministres Elisabeth Boune.