Protestuesit djegin Stambollin e Izmirin, dhjetëra arrestime në mbështetje të Ekrem Imamoglu
Stambolli përjetoi një natë veçanërisht të vështirë, ku tubimi i madh u zhvillua jashtë bashkisë.
Mbi 300,000 protestues u mblodhën në Stamboll për të mbështetur kryebashkiakun Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua të mërkurën për “korrupsion” dhe “terrorizëm”.
Protestat masive në Turqi vazhduan për të tretën ditë radhazi, jo vetëm në Stamboll por edhe në qytete të tjera, pasi mijëra qytetarë protestuan kundër burgosjes së kryetarit të Stambollit Ekrem Imamoglu.
Përleshjet shpërthyen mbrëmë në Stamboll dhe Izmir mes protestuesve dhe policisë gjatë demonstratave të organizuara nga opozita në mbështetje të kryebashkiakut.
Në Stamboll, policia përdori plumba plastikë, ndërsa në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë, policia përdori ujë me presion për të shpërndarë turmën.
breshëri plumbash plastikë ranë nga policia në Ankara, topa uji në Izmir dhe përleshje me protestuesit në Stamboll. Me çdo 24 orë që kalojnë nga arrestimi i Ekrem Imamoglu, tensioni në qytetet kryesore të Turqisë rritet.
Pavarësisht ndalimit të demonstratave, qytetarët vazhdojnë të protestojnë me slogane kundër qeverisë Erdogan. Ministri i Jashtëm turk foli për dhjetëra arrestime dhe plagosje të policëve. Autoritetet kanë afat deri të dielën për të ngritur zyrtarisht akuza kundër tij.
Imamoglu u arrestua të mërkurën me akuza duke përfshirë ryshfet dhe ndihmën e një grupi terrorist.
Në të njëjtën kohë, u konfiskua edhe kompania e ndërtimit në bashkëpronësi të Imamoglut, siç njoftoi Kryeprokuroria e Stambollit. Kontrolli i kompanisë i kaloi Gjykatës së Paqes, bazuar në raportet e hetimit të krimit financiar.