Studentët kanë nisur protestat në Ekuador, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të vendit, pasi mediat publikuan një investigim ku thuhet se ai ka lidhje me mafian shqiptare.
Studentët protestuan me pankarta “Ekuadori thotë JO”. Sipas tyre, Ekuadori po bëhet shtet i dështuar. Të rinjtë protestuan përpara parlamentit, duke kërkuar që të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit Guillermo Lasso.
Ky i fundit, vendosi të sulmojë dhe kërcënojë gazetarët e portalit La Posta, që publikoi investigimin. Gazetarët iu përgjigjën duke thënë se refuzojnë këtë sjellje autokratike dhe intimiduese. Prokuroria thotë se ka nisur hetimet për rastin.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ