Programi bërthamor i SHBA-së me vlerë 100 miliardë dollarë, i konceptuar për ti bërë ballë kërcënimeve nga Kina, rrezikon të dështojë.


Një program i ri i SHBA-së për raketa bërthamore ndërkontinentale me një vlerë të përafërt prej 100 miliardë dollarësh rrezikon të dështojë për shkak të tejkalimit të kostos dhe problemeve teknike. Programi, i quajtur ‘Sentinel’, u konceptua si një përgjigje ndaj rritjes së arsenalit bërthamor të Kinës dhe përfshin modernizimin e të gjithë tri llojeve të armëve bërthamore – ajrore, tokësore dhe detare.

Megjithëse Kongresi ka favorizuar nismën, shpenzimet në rritje mund të çojnë në aktivizimin e klauzolave ligjore që detyrojnë Pentagonin të ripohojë arsyet e vazhdimit te programit ose të rrezikojë ndërprerjen e tij.

Referenca: Artikulli origjinal nga EurAsian Times.