Princi William ka bërë një udhëtim surprizë në Poloni për të falënderuar trupat britanike dhe polake të përfshira në trajnimin e trupave ukrainase. William u bë anëtari i parë i familjes mbretërore që takon trupat britanike në Poloni gjatë vizitës e cila u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.
Në një bazë ushtarake të mbrojtjes ajrore në një qytet në juglindje të vendit trashëgimtari i fronit u shpreh se puna që po bëjnë ushtarët britanikë është mjaft e rëndësishme.
Princi William planifikon të realizojë edhe një udhëtim në një strehë refugjatësh në Varshavë për të takuar disa prej tyre që kanë gjetur strehim në kryeqytetin polak.
Kjo nuk është hera e parë që princi William realizon një vizitë në Poloni . Në 2017 ai vizitoi këtë shtet me gruan e tij, Princeshën e Wells-it. Vlen të theksohet se Polonia është një vend aleat i Ukrainës dhe një nga furnizuesit më të mëdhenj të pajisjeve ushtarake.