Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare ndërmorën veprime pasi Departamenti i Policisë së Provincës Muğla raportoi se Mesut Başkır me origjinw shqiptare qw ka ndwrtuar një kontraktor në rajonin Kahramanmaraş dhe iu dha një urdhër arresti nga Gjykata Penale e Kahramanmaraş, qw u pwrpoq tw arratisej përmes detit u vu nw pranga nga autoritetet .
Ekipet zbuluan dhe ndaluan një varkë me vela në perëndim të ve Alaburun të Marmaris gjatë natës. Mesut Başkır, i cili kishte një urdhër arresti për “shkaktim të vdekjes ose plagosjes nga pakujdesia”, u arrestua gjatë kontrolleve në skafin e tipit katamaran.
I dyshuari, i cili u dorëzua në Departamentin e Policisë së Provincës Muğla, pas procedurave u dërgua në Kahramanmaraş.
15 persona, ndërtues dhe kontraktorë janë vënë në pranga autoritetet turke pas shembjes masive të ndërtesave. I pari ishte pronari i një firme ndërtimi, pallatet e të cilit u bënë rrafsh me tokën nga lëkundjet e fuqishme të së Hënës, në juglindje të vendit. I arrestuari që shfaqet në këtë foto është Mehmet Jashar ÇoshkunMomenti i arrestimit u fiksua në këto pamje të kamerave të sigurisë në aeroportin e Stambollit, mbrëmjen e të Premtes, teksa po bëhej gati të arratisej drejt Malit të Zi, me 10 mijë e 200 euro me vete.
Kompania e ndërtimit Antis Japi në pronësi të tij ka ndërtuar bllokun luksoz të banimit që shihni të shkatërruar në këtë filmim me dronë ditën e lëkundjeve të fuqishme. Bëhet fjalë për bllokun lukzos të apartamenteve “Rënesons Rezidans”, në shqip “Rezidenca Rilindja”, i ndodhur në Antakja në provincën Hatai, nga shempja e të cilit përllogariten të kenë humbur jetën rreth 800 banorë.
Hetuesit hedhin dyshime se shkak i shembjes së pallateve ishte edhe cilësia e keqe e ndërtimit. Dyshime ngre edhe fakti se pallatet përqark i rezistuan lëkundjeve të fuqishme. Blloku 12-katësh i apartamentëve luksozë ka përfunduar ndërtimin 11 vite më parë dhe është ndër më të rinjtë e qytetit. 250 apartamentet janë shitur në atë kohë me çmime nga 70 deri 150 mijë euro secili.
Mehmet Jashar Çoshkuni dyshohet edhe për shmangie taksash, pasi në 2017-ën qëndrën e kompanisë së tij e ka zhvendosur në Malin e Zi. Mediat raportojnë se do të ketë edhe arrestime të tjera pasi prokurori i Diarbakër ka lëshruar 29 urdhra ndalimi.
Prokuroritë janë krijuar Departamente të Hetimit të Krimeve të Tërmetit, me udhëzim të Ministrisë së Drejtësisë. Deri tani është përcaktuar përgjegjësia e 131 të dyshuarve në ndërtesa të shembura nga tërmetet dhe janë lëshuar urdhra arresti për 113 të tjerë.