Portugalia nuk do të lëshojë më viza të arta

 

Portugalia i jep fund programit të vizave të arta. Disa vite më parë teksa mendohej se kjo do të ishte në të mirën e ekonomisë së vendit tanimë presioni i ushtruar nga BE ka nxitur qeverinë që të mbyllë programin .

500.000 euro për një leje qëndrimi ka qenë oferta e qeverisë portugese për të huajt e pasur, e bërë që prej vitit 2012. Kjo ofertë është pranuar nga 12 mijë investitorë, që i kanë siguruar gjithashtu familjes së tyre hyrjen në Europë.

Kryeministri António Costa, ka bërë të ditur se programi do të mbyllet më 16 Mars.  “Është mirë që Viza e Artë po hiqet, ajo nuk duhet të ishte futur asnjëherë,” thotë e entuziazmuar ish-deputetja socialiste, Ana Gomes, e cila e ka luftuar këtë program që nga fillimi. Sipas Gomes ky program i kanë mundësuar organizatave kriminele dhe terroriste që të futen në zonën e Shengenit legalisht dhe se më shumë se gjysma e kërkesave kanë ardhur nga vende, ku rreziku për pastrim parash është i lartë, dhe Portugalia nuk është kujdesur kurrë për burimin e  parave të atyre që bëjnë kërkesën.

Programi solli rreth 7 miliardë euro për vendin, pothuajse 90% e të cilave erdhi nga blerja e pronave. Sipas statistikave të Shërbimit Portugez të Imigracionit dhe Kufirit, vetëm 22 viza u lëshuan për krijimin e vendeve të punës, duke rezultuar në vetëm 280 vende të reja pune në më shumë se 10 vjet.

Hugo Santos Ferreira, presidenti i Shoqatës Portugeze të Zhvilluesve dhe Investitorëve të Pasurive të Paluajtshme është shprehur kundër mbylljes së këtij program pasi është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj investitorëve që dëshirojnë të investojnë në Portugali dhe vendi me kalimin e kohës do të humbase besueshmërinë dhe reputacionin e saj të mirë si një vend miqësor për investime.

Vitet e fundit, çmimi i pasurive të paluajtshme në Portugali është rritur në mënyrë ekstreme, veçanërisht në dy qytetet e saj më të mëdha, Lisbonë dhe Porto. Kritikët kanë thënë se programi i vizave të arta është pjesërisht përgjegjës, si dhe fakti që gjithnjë e më shumë qytetarë të BE-së po blejnë shtëpi dhe apartamente në Portugali  me çmime që portugezët nuk mund të përballojnë më.

Check Also

Tentoi të rrëmbente vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *