Porositi dy vrasës me pagesë për të ekzekutuar bashkëshortin, arrestohet gruaja në Itali

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Rocca Priora të Italisë në 13 dhjetor të vitit të kaluar, skenari i së cilës është zbuluar së fundmi pas shumë hetimeve.

Një shqiptar me emrin Petrit Caka u ekzekutua në banesën e tij, ndërsa porositësja e ngjarjes ishte vetë bashkëshortja.

E lodhur nga abuzimet e shumta nga bashkëshorti i saj, ajo gjeti zgjidhje të vetme vrasjen e tij, e kështu aktivizoi të vëllanë për të gjetur vrasës me pagesë.

Dy vrasës me pagesë  udhëtuan nga Shqipëria për në Itali për të kryer “punën” që morën përsipër, kundrejt pagesës me një plan të qartë dhe të mirëmenduar.