Popullsia e Kanadasë u rrit me mbi 1 milion gjatë 2022

 

Popullsia e Kanadasë u rrit me mbi 1 milion vitin e shkuar. Sipas të dhënave zyrtare, popullsia është rritur nga 38,516,138 në 39,566,248 banorë. Kjo shënoi po ashtu përqindjen më të madhe vjetore të rritjes së popullsisë së Kanadasë, me 2.7 %, që prej vitit 1957.

Rritja u nxit pjesërisht edhe nga përpjekjet e qeverisë për të rekrutuar emigrantë në përpjekje për të lehtësuar mungesat e fuqisë punëtore. Vendi varet tek emigracioni edhe për të ndihmuar në plakjen e popullsisë.

Sipas Statistics Canada, rritja e numrit të emigrantëve të përhershëm dhe të përkohshëm mund të sjellë sfida të reja për disa rajone të vendit që lidhen me shtëpitë, infrastrukturën, transportin dhe shërbimet e shpërndarjes në popullatë.

Sipas asaj që shkruan BBC duke cituar burime zyrtare të qeverisë kanadeze, emigracioni ndërkombëtar përbën gati 96 % të rritjes së popullsisë. Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka bërë disa përpjekje të vazhdueshme për të tërhequr emigrantët drejt vendit të tij qëkur erdhi në pushtet në vitin 2015. Vitin e shkuar, qeveria njoftoi planin për të mirëpritur gjysmë milioni emigrantë në vit deri në 2025-n.

Vendi mirëpriti 437,000 emigrantë në 2022-n, ndërsa numri i rezidentëve jo të përhershëm u rrit me 607,782, duke shënuar kështu një vit rekord për procesimin e aplikimeve të emigrantëve, sipas të dhënave zyrtare të qeverisë kanadeze.