Polonia arreston një shtetas të huaj, dyshohet se spiunonte për Rusinë

 

Polonia e ka ndaluar një shtetas të huaj nën akuzat se ka spiunuar për Rusinë. Ky shtet anëtar i NATO-s është duke u shënjestruar secilën herë e më shumë nga shërbimet ruse të inteligjencës.

Lufta në Ukrainë i ka përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet mes Polonisë dhe Rusisë, pasi Varshava ka thënë se është subjekt i vazhdueshëm i spiunazhit rus dhe dezinformimit. Prokurorët në veri të qytetit polak Gdansk, kanë thënë përmes një deklarate se i dyshuari është ndaluar më 21 mars.

“Gjetjet për rastin tregojnë se i dyshuari ka vepruar në të mirë të inteligjencës ruse duke mbledhur informacione… në infrastrukturë kritike në rajonet Pomeranian dhe Kuyavian”, kanë thënë ata.

Ky arrestim vjen pasi Polonia e ka shkatërruar një rrjet rus të spiunimit, i cili ka qenë duke përgatitur akte të sabotazhit, si dhe ka vëzhguar linjat hekurudhore në Ukrainë.