Mediat Italiane njoftojnë se 2 ton kokainë janë kapur në brigjet lindore të Siçilisë.
Bëhet me dije se operacioni u krye nga policia financiare e Katanias dhe grupi ajror detar i Mesinës.
Në njoftim thuhet se kokaina ishte paketuar në rreth 70 pako lundruese të shoqëruara nga një pajisje sinjalizuese me ndriçim dhe të gjitha pakot ishin të lidhura së bashku me rrjeta.
Vlera e drogës së sekuestruar shkon në rreth 400 milionë euro, theksojnë mediat italiane.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ