Policia italiane arreston bosin e mafias të Ndrangheta pas pesë vitesh në arrati

Pasquale Bonavota, 49 vjeç një ndër kriminelët më të rrezikshëm të grupit mafioz Ndrangheta është arrestuar nga policia italiane pas pesë vitesh arrati.

Ai u arrestua në qytetin port verior të Genovas. Mediat lokale bënë të ditur se Bonavota po largohej nga katedralja e qytetit kur u arrestua ndërsa kishte me vete një ID false. Bonavota konsiderohet truri i klanit Bonavota ‘Ndrangheta’s, i cili përfshin dy vëllezërit e tij, me bazë në zonën Sant’Onofrio të provincës kalabreze të Vibo Valentia.

Ai përfshihet në listën e kriminelëve më të rrezikshëm të policisë, i cili ishte vënë në kërkim që nga nëntori 2018 pasi i kishte shpëtuar një urdhër-arresti për vrasje të lëshuar nga një gjykatës në Kalabri, në Italinë jugore .

Klani vepron gjithashtu rreth Romës dhe në rajonet veriore të Piemonte dhe Liguria. Ai u arratis pasi u dënua nga një gjykatë me burgim të përjetshëm për dy vrasje të kryera në 2014 dhe 2004. Ky dënim u anulua në vitin 2021 nga një gjykatë e apelit ndërsa ai ishte në arrati. Megjithatë, Bonavota ishte i dyshuari i fundit i arratisur i përfshirë në një çështje masive kundër Vibo Valentia ‘Ndrangheta që çoi në arrestimin e më shumë se 300 anëtarëve të dyshuar të mafias dhe ndihmësve të tyre në 2021.

Në atë aktakuzë, Bonavota përshkruhet si një lider që merrte vendimet më të rëndësishme së bashku me bosët e tjerë të lartë të Ndrangheta dhe kujdesej për interesat e klanit në zonën e Romës dhe në sektorët e lojërave të fatit dhe trafikut të drogës. Arrestimi i Bonavota vjen tre muaj pas kapjes së profilit të lartë të bosit të mafias siçiliane Matteo Messina Denaro.