Po shikonte ndeshjen Shqipëri-Itali, 23-vjeçari qëllohet me armë në Berlin, ja shkaku i sherrit dhe gjendja e tij shëndetësore

Në person i panjohur ka qëlluar me armë zjarri një 23-vjeçar dhe një 19-vjeçar në Berlin-Moabit mbrëmjen e së shtunës. 23-vjeçari u plagos në një krah dhe një këmbë dhe u dërgua në spital, ku u operua.

“Nuk ka rrezik për jetën. Në këtë moment nuk kemi asnjë informacion se ka lidhje me Kampionatin Evropian apo ndonjë sport tjetër”, tha zëdhënësi i policisë.

Sipas të dhënave të mëparshme, i panjohuri ka qëlluar me armë zjarri dy burrat në trotuar në Rathenower Strasse rreth orës 22:00.

“U qëllua më shumë se një e shtënë”, tha zëdhënësi.

Mediat raportojnë se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti që kishte lidhje pikërisht me sfidën Itali-Shqipëri, e cila përfundoi me rezultatin 2-1.