Plas “lufta” mes Laporta-s dhe Tebas: Në 2005 nuk donte që Messi të luante për Barçën, është anti-katalanas

“Tebas ka shfaqur anti-Barcelonizmin e tij gjatë gjithë karrierës së tij këtu”, ka thënë Joan Laporta.

“Në atë kohë në vitin 2005, ai nuk donte që Leo Messi të luante për Barcelonën. Tani, ai e ka shprehur publikisht dëshirën e tij që unë të pushoj së qeni president i Barçës.

“Kushdo që vë në dyshim të kaluarën historike të Barcelonës do të marrë një përgjigje të fortë dhe të fuqishme”, shtoi presidenti.

Të hënën, Javier Tebas tha se Laporta “duhet të japë dorëheqjen” nëse ai nuk arrin të shpjegojë pse Barcelona i kishte paguar para ish-arbitrit të La Ligës dhe kompanisë së tij për shumë vite.

Sa i përket çështjes së Messit, në atë kohë u zbulua se Tebas ishte përpjekur të pengonte Barcelonën të regjistronte argjentinasin në ekipin e parë diçka që ai është përpjekur të bëjë së fundmi në lidhje me Gavin.