Përplasja e trenave në Tempe/ Historitë tronditëse njerëzore

Teksa numri i atyre që kanë humbur jetën ka arritur në 57 autoritetet po përdorin çdo lloj mënyre për të identifikuar trupat nën rrënojat e trenit. Tanimë përpjekjet e familjarëve për të dashurit e tyre sa vinë edhe zbehen. Rrëfimet e atyre që arritën t’i mbijetonin përplasjes së trenave pasohen nga histori tragjike dhe mesazhe lamtumire nga prindërit, bashkëshortët apo vëllezërit për udhëtimin e fundit të personit të tyre.

54-vjeçari Vangelis Bournazis dhe djali i tij 15-vjeçar janë dy nga viktimat e tragjedisë në Tempes .  “Vëllai im ishte 15 vjeç, e kuptoni këtë? E kishte gjithë jetën përpara. Dhe askush nuk po bën asgjë për këtë.”  Vangelis ishte larguar nga policia rreth një vit më parë. Ai kishte marrë leje vjetore dhe t’i përkushtohej rritjes së djalit të tij të mitur. Ata po ktheheshin nga një udhëtim në Athinë.  Tre fëmijët e tij ishin e gjithë pasuria e tij. Dy vite më parë humbi gruan nga kanceri dhe humbja i kushtoi shumë, por ia doli të ngrihej sërish në këmbë. Nëpërmjet fëmijëve të tij, ai vetë mori jetën.

Vangelis Bournazis shërbente në Policinë Rrugore të Litisit. Njerëzit që e njihnin flasin për një polic shembullor dhe një familjar të denjë. Ata e përshkruajnë me fjalët më të ngrohta luftën që ai bëri përkrah gruas së tij.  Të tjerë vijojnë kërkimin për të gjetur të tjerë të mbijetuar. “Me sa duket njerëzit e mi janë të dy të vdekur tani. Unë kam humbur vëllain tim, kam humbur babain tim. Asgjë nuk mund të ndryshojë, këtë e di”, u shpreh njëri prej të mbijetuarve. “Çështja është të bëjmë diçka që të mos ketë më kaq shumë viktima. Kanë paguar 50 bileta “vdekje”. Sa të vdekur? Nuk e di sa janë regjistruar. Ato janë bileta vdekjeje dhe askush nuk ka asgjë për të. Djem të rinj”, shtoi i inatosur.

Shpresa e fundit për 34-vjeçaren Athina, e cila ishte shpallur e zhdukur pas aksidentit të trenit në Tempes  dhe u identifikua si ndër viktimat e tragjedisë , u zhduk dje. Athina, e cila ishte nënë e një djali dy vjeçar, humbi jetën nga dhe udhëtonte së bashku me bashkëshortin e saj, Nikos ndodhet në Spitalin Universitar të Larisës.

32-vjeçari Dimitris Massalis është ndër viktimat e aksidentit fatal të trenit në Tempi. Ky është drejtuesi i trenit Intercity 62 i cili humbi jetën në çast. 32-vjeçari ka lënë pas prindërit, vëllanë dhe partneren Katerina.

“Ti do të jesh gjithmonë drejtuesi i zemrës sime. Të dua shumë. Sa e dashur, burri im, partneri im, shoku im më i mirë. Udhët të mbarë Dimitrakis im…”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram. Krahas akuzave të tjera, çështja merr një dimension tjetër me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë me keqdashje të mundshme .