Përplasja e trenave në Greqi, Biden: I uroj shërim të shpejtë të plagosurve
- 2 March, 2023
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, në një mesazh në Twitter i ka shprehur ngushëllimet Greqisë për aksidentin tragjik në Larisa.
https://twitter.com/POTUS/status/1631290029170458626?s=20
“Në emër të popullit amerikan, Jill dhe unë ju dërgojmë ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të trenave në Greqi.
Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë,” tha Biden në mesazhin e tij në Twitter.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ