Përplaset treni në Holandë, 1 i vdekur dhe mbi 30 persona të plagosur

 

Një person u vra dhe mbi 30 u plagosën pasi një tren pasagjerësh që transportonte rreth 60 persona doli nga shinat në Holandë.

Aksidenti ndodhi në fshatin Voorschoten rreth 55 kilometra në jug të kryeqytetit Amsterdam, rreth orës 3:30 të mëngjesit. Treni ishte duke u nisur nga Leiden për në Hagë kur ndodhi aksidenti. Shërbimet e trenave janë pezulluar. Dy nga katër vagonët e trenit dykatësh dolën nga shinat, ndërsa një zjarr shpërtheu në vagonin e pasmë.

Fillimisht u raportua se aksidenti ndodhi pasi treni i pasagjerëve u përplas me një tren mallrash, por autoritetet hekurudhore deklaruan se treni i pasagjerëve ishte përplasur me një vinç ndërtimi që ndodhej afër binarëve. Shërbimet e urgjencës duke përfshirë një helikopter u vendosën në dispozicion për të dërguar të plagosurit e dërguar në spital.

Autoritetet kanë nisur hetimet duke përfshirë nga vetë kompania, policia dhe Bordi Hollandez i Sigurisë, i cili shqyrton aksidentet të rënda. Kryeministri Mark Rutte dhe familja mbretërore e Holandës shprehën ngushëllimet për viktimat.