Përplasen dy trena në Indi, të paktën 13 viktima dhe 50 të plagosur
Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe rreth 50 janë plagosur pasi dy trena u përplasën të dielën në shtetin jugor të Indisë Andhra Pradesh.
Qindra ambulanca, mjekë, infermierë dhe personel shpëtimi u dërguan në vendngjarje për të shpëtuar pasagjerët dhe për të nxjerrë trupat.
Zyra e shefit të ministrit të Andhra Pradesh, YS Jagan Mohan Reddy tha se ai do të vizitonte vendin e aksidentit të hënën. Ministri ka paralajmëruar edhe dëmshpërblim financiar për viktimat.
India ka një nga rrjetet më të mëdha të trenave në botë me miliona pasagjerë që e përdorin atë çdo ditë, por një pjesë e madhe e infrastrukturës hekurudhore duhet të përmirësohet sipas CNN.
Aksidenti i së dielës vjen vetëm disa muaj pas një përplasjeje shkatërruese që përfshiu tre trena.