Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi po përmirësohet vazhdimisht. Gjatë 48 orëve të fundit ka pasur një përmirësim progresiv dhe të qëndrueshëm në funksionalitetin e organeve,” thanë mjekët Alberto Zangrillo dhe Fabio Ciceri.
Mjekët gjithashtu janë shprehur se ish kryeministri Silvio Berlusconi mbetet i shtruar në kujdesin intensive, ndërsa po i përgjigjet pozitivisht trajtimeve për infeksionin në mushkëri.
Manjati i medias miliarder 86-vjeçar u dërgua me urgjencë në spitalin San Raffaele të Milanos të mërkurën e kaluar dhe u trajtua në njësinë e tij të kujdesit intensiv, duke shkaktuar spekulime se jeta e tij mund të jetë në rrezik.
Berlusconi u diagnostikua me leuçemi kronike ndërsa terapia po jep rezultatet e pritura, duke rritur edhe më shuëm optimizmin në kampin e Forza Italia-s.
Kjo është Pashka e parë që ish kryeministri Italian nuk e kaloi atë pranë familjarëve të tij. Që nga dita e parë kur ai u shtrua në spital të shumtë kanë qenë figura të politikës si dhe mbështetës të tij të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë dhe i kanë dërguar letra dhe dhurata në spitalin San Raffaele.