Përmbyten të mbijetuarit e tërmetit në Turqi
Turqia nuk gjen qetësi. Pas tërmetit shkatërrues,rajoni juglindor është goditur nga përmbytjet. Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë zhdukur. Në mesin e atyre që po kërkohen është edhe një fëmijë 1 vjec e gjysmë.
Teksa pa nga afër gjendjen ministri i brendshëm turk Sulejman Sojly tha se masat e marra nuk ishin të mjaftueshme për ti shmangur përmbytjet. Rrugët janë shndërruar në lumenj të furishëm që kane marre përpara disa automjete dhe kane permbytur dhjetëra biznese,shtëpi dhe shkolla.
Në 2 qarqet turke të Shanlleurfa dhe Adejaman që u prekën nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit shkatëruues të 6 shkurtit,kjo e ka rënduar edhe më shumë situatën e atyre që kanë mbetur pa shtëpi dhe qëndrojnë në cadra.
Sipas parashikimeve reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të lartë të paktën deri në fundjavë duke e rënduar edhe më shumë situatën në zonë.