Përleshjet në Sudan, sulmohet autokolona amerikane, shpallet armëpushimi 24-oresh

 

Bombardimet si ky, në qendër të kryeqytetit të Sudanit, që u transmetua drejtpërdrejtë në televizion vijojnë intensivisht. Luftimet kanë prekur edhe diplomatët e huaj që ndodhen në Hartum.

Mes kaosit, persona të armatosur sulmuan me armë rezidencën e ambasadorit të Bashkimit Europian  Aidan O’Hara.  Përfaqësuesi i lartë i unionit për politikën e jashtme Zhozep Borrej shkroi në Tuiter se ky përbën një shkelje të ligjeve ndërkombëtare për stafet diplomatike, siguria e të cilëve duhet mbrojtur nga aurotitetet e Sudanit. Megjithatë, diplomati nga Irlanda që ndodhej në rezidencë në momentin e sulmit, nuk mori lëndime të rënda.

ANTONY BLINKEN-SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT :Fola me komandantin e Forcave të Armatosura sudaneze Burhan dhe komandantin e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë Dagalo dhe nënvizova nevojën urgjente për një armëpushim. Shumë jetë civilësh tashmë janë humbur. Theksova rëndësinë e garantimit të sigurisë së personelit diplomatik dhe punonjësve të ndihmës.

Thirrja e Blinken është dëgjuar  nga  Mohamad Hamdan   Dagalo, i cili udhëheq  Forcat Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë të cilat kanë luftuar ne njësitë e ushtrisë të presidentit de-facto, Abdel Fatah Al-Burhan Dagalo ka bërë të ditur se ka pranuar propozimin për  armëpushim për qëllime humanitare.

MOHAMAD HAMDAN  DAGALO-GJENERAL: Bazuar në kontaktet e drejtpërdrejta me Antony Blinken, Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, dhe përpjekjet e vendeve mike që kanë bërë thirrje të ngjashme, shpallim miratimin e propozimit për armëpushim njëzet e katër orë.

uftimet në Sudan deri tani kanë  shkaktuar vdekjen e të 185 personave dhe plagosjen e  mbi 1 mijë e 800 të tjerëve . Sudani është drejtuar nga 2 gjeneralë që kur një grusht shteti përmbysi presidentin, Omar al-Bashir, në vitin 2019. Ata nuk pajtohen rreth mënyrës sesi vendi duhet të kalojë nga regjimi ushtarak në atë civil.