Përleshje të rënda tronditin kryeqytetin e Sudanit pavarësisht zgjatjes së armëpushimit
Shpërthime dhe të shtëna me armë tronditën sërish kryeqytetin e Sudanit, Khartoum pavarësisht zgjatjes së armëpushimit.
Një aeroplan evakuimi turk që po zbarkonte në një bazë ajrore jashtë kryeqytetit të Sudanit u qëllua. Askush nuk u lëndua dhe ai u ul i sigurt në Wadi Seidna. Ushtria e Sudanit fajësoi luftëtarët paraushtarakë për sulmin ndaj avionit dhe dëmtimin e sistemit të karburantit.
Forcat e Mbështetjes së Shpejtë mohuan akuzat. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë bëri të ditur se përpjekjet do të vazhdojnë për të shpëtuar shtetasit turk nga Wadi Seidna dhe qyteti i Port Sudanit në bregun e Detit të Kuq.. Përshkallëzimi erdhi disa orë pasi të dyja palët pranuan një zgjatje prej 72 orësh të armëpushimit , për të lejuar qeveritë e huaja të kryejnë evakuimin e qytetarëve të tyre nga kombi afrikan i goditur nga kaosi.
Situata mbetet më e rëndë në Darfur ku luftimet janë intesifikuar dhe më dy ditët e fundit kanë humbur jetën në luftime 70 persona. Në qytet nuk ka as ujë, as rezerva ushqimore dhe as energji elektrike dhe spitalet janë përfshirë nga kaosi për shkak të numrit të lartë të të plagosurëve.
https://www.youtube.com/watch?v=EORILOQXQ2U&pp=ygUGc3VkYW4g
BANOR : Misionet diplomatike që u evakuuan, a nuk kishin marrëdhënie të mira me Sudanin ? Ata duhej të zbatonin qasjen humanitare ndërsa evakuuan qytetarët e tyre për arsye humanitare, të paktën duhet të kishin sjellë medikamente shpëtimi, pajisje mjekësore për të ndihmuar mbi të gjitha edhe ushqime sepse këtu është një katastrofë .
Lufta për pushtet midis ushtrisë sudaneze, e udhëhequr nga gjenerali Abdel-Fattah Burhan, dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, e udhëhequr nga gjenerali Mohammed Hamdan Dagalo, i ka dhënë një goditje të ashpër shpresave të Sudanit për një tranzicion demokratik. Të paktën 512 persona janë vrarë në luftime që nisën më 15 prill dhe pothuajse 4.200 të tjerë janë plagosur, edhe pse numri real i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.