Përleshje në Athinë pas tragjedisë në Larisa/ Greva paralizon kryeqytetin

 

Mijëra njerëz kanë dalë sërish në rrugët e Athinës  për të protestuar për tragjedinë në Larisa që u mori jetën 57 personave. Protestuesve u janë bashkuar punonjësit e  transportit publik i cili në orët e para të mëngjesit ishte i paralizuar. Anijet mbetën të ankoruara në port ndërsa fluturimet u anulluan. Protestuesit akuzojnë qeverinë konservatore se ka mbyllur sytë para thirrjeve të përsëritura nga sindikatat mbi masat e sigurisë në hekurudhat greke.

https://www.youtube.com/watch?v=nuNwJo7gCsk

“Mendoj se masat duhet të ishin marrë shumë kohë më parë dhe nuk duhet të prisnin që të ndodhte një aksident për t’i marrë ato. Dhe sido që të jenë masat, ato nuk e qetësojnë dhimbjen e njerëzve,” u shpreh një protestues

Në qytetin e  Athinës nuk munguan dhe momentet e tensionit, me protestuesit që lëshuan bomba molotov dhe objeketetë tjera  në drejtim të forcave të rendit.Disa prej protestuesve të veshur me kapuc i vunë flakën edhe koshave të mbetruinave.Policët reaguan duke lëshuar gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën.

https://www.youtube.com/watch?v=aYn7fG5TzVI

Përvec Athinës protesta u zhvilluan edhe në qytete të tjera greke si në Selanik dhe Patra. Policia greke është në gatishmëri të lartë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Check Also

Ngrin marrëveshja Meloni-Rama. Kampi i Gjadrit i mbyllur deri në korrik 2025”

“Shqipëria, ‘e mbyllur’ përkohësisht nga gjykatësit deri në korrik 2025.” Kështu shkruan Il Giornale referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *