Ligjvënësit në Parlamentin Europian kanë miratuar rregulla gjithëpërfshirëse për inteligjencën artificiale. Parlamenti miratoi Aktin e AI (inteligjenca artificiale) me 499 vota pro, 28 kundër dhe 93 abstenime. Kjo synon mbrojtjen e të drejtave themelore civile dhe mbrojtjen kundër kërcënimeve të inteligjencës artificiale ndaj shëndetit dhe sigurisë. Synohet gjithashtu mbrojtja e qyetarëve nga manipulimet që bëhen me këtë teknologji.
Inteligjenca artificiale është aftësia e produkteve teknologjike të tregojnë kapacitete njerëzore si arësyetimi, të mësuarit, planifikimi dhe krijmtaria.Sot përdoret gjerësisht në disa fusha si tregjet financiare, në mjekësi dhe robotike. Në shoqërinë bashkëkohore, sasia e te dhënave të gjeneruar si nga njerëzit ashtu edhe nga pajisjet, është tej mase e larte dhe teknikisht e papërballueshme për tu interpretuar dhe për të marrë vendime komplekse nga njeriu.
Aktivistët e të drejtave të njeriut kishin shprehur shqetësim që Partitë Popullore Evropiane për të ulur përdorimin e kësaj teknologjie. Në rast se shkelen rregullat nga kompanitë gjoba ndaj tyre do të jetë deri në 30 milionë ose 6% të të ardhurave vjetore globale të një kompanie, të cilat në rastin e kompanive të teknologjisë si Google dhe Microsoft mund të arrijnë në miliarda.
Do të jetë në dorën e 27 vendeve anëtare të BE-së të zbatojnë rregullat. Ligjet e reja të bllokut për inteligjencën artificial kanë ende kanë nevojë për miratim përfundimtar nga shtetet anëtare dhe ka të ngjarë të mos hyjnë në fuqi deri në vitin 2025 .