“Pensionet“ i shkaktojnë trazira Macron-it, francezët i japin ultimatum qeverisë
Franca vijon të përballet me protesta të fuqishme si pasojë e një projektigji të qeverisë së Emmanuel Macron, që synon të rrisë pragun e moshës për të dalë në pension kanë shkaktuar trazira në Francë.
Prej ditësh demostratat në vend kanë shkaktuar përplasje me autoritetet policore dhe bllokim të rrugëve. Protesta do të vijojë edhe gjatë kësaj jave. Kështu kanë paralajmëruar demostruesit. Për këtë arsye, siç raportojnë mediat e huaja është dhënë urdhër që mbi 100 shkolla të mbyllen dhe mësimi të pezullohet. Po ashtu duke nisur nga dita e sotme 60 % e mësuesëve do të pezullojnë mësimin.
Sindikatat dhe partitë opozitare kanë bërë thirrje që njerëzit të protestojnë në qytetet e mëdha, duke shpresuar për një përsëritje të demonstratës së parë të madhe kundër planeve më 19 janar, kur morën pjesë më shumë se 1 milion njerëz. Grevat atë ditë sollën bllokimin e rrjetit të transportit dhe mbyllën Kullën Eifel për vizitorët.
Rreth një milion njerëz morën pjesë në demonstratat në mbarë Francën, kurse të paktën 80 mijë morën pjesë në tubimin më të madh në Paris.