Pekini kundërshton deklaratën e ambasadorit që vuri në pikëpyetje sovranitetin e vendeve ish-sovjetike

 

Deklaratat e ambasadorit  të Kinës në Paris kanë shkaktuar  bujë në Evropë. Ambasasdori Lu Shajee vuri në pikëpyetje sovranitetin e shteteve  që shpallën pavarsinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vititn 1991 , mes tyre Ukraina dhe vendet baltike si Lituania, Letonia dhe Estonia. Disa ministra të Jashtëm të BE-së, duke folur përpara një mbledhje të përbashkët këtë të hënë, shprehën shqetësimin e tyre rreth deklaratave të bëra.

GABRIELIUS LANDSBERGIS –MINISTËR I LITUANISË: Kjo është krejtësisht e paparanueshme. Tre shtetet baltike do të thërrasin ambasadorët kinezë   për të kërkuar sqarime. A ka ndryshuar pozicioni i Kinës për pavarësinë? Dhe për t’i kujtuar atij se ne nuk jemi vende post-sovjetike, ne ishim vendet që u pushtuan ilegalisht nga Bashkimi Sovjetik.

Deklaratat e ambasadorit kinez në Francë I hodhi poshtë ndonëse jo drejtpërdrejtë ministria e jashtme në Pekin. Ajo saqroi se qëndrimi zyrtar i vendit është që respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve.

MAO NING – ZËDHËNËSE E MINISTRISË SË JASHTME: Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Kina ishte një nga vendet e para që vendosi marrëdhënie diplomatike me vendet përkatëse. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Kina ka respektuar gjithmonë parimet e respektit të ndërsjellë. Pala kineze respekton statusin e shteteve anëtare si shtete sovrane pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Kjo nuk është hera e parë që ambasadori kinez bën deklarata që ngjallin reagime.Në këtë rast , deklaratat vënë në dyshim poziocionin e Kinës si një vend neutral dhe që kërkon të ndërmejtësojë mes Rusisë dhe Ukrainës.