Pasoja katastrofike nga tornadot në SHBA

 

Duke qëndruar mes një grumbulli mbeturinash dhe rrënojash, banorët  në  Rolling Fork të SHBA-së shprehen se nuk do ta harrojnë kurrë zhurmën shurdhuese të tornados që përshkoi qytetin dhe rrafshoi shtëpitë.

Tornadot i morën jetën të paktën 26 njerëzve në Mississippi, ndërsa rrafshoi qindra ndërtesa dhe pemë.

ANËTAR I KËSHILLIT TË QYTETIT UNDRAY WILLIAMS: Perëndia më shpëtoi jetën. Ato pesë, gjashtë sekonda dukeshin si një jetë. E dini, me vjen se nuk do ta harroj kurrë për pjesën tjetër të jetës sime, atë tingull që dëgjova nga tornado.

Në Rolling Fork, një qytet me rreth 1,900 banorë në Misisipin perëndimor që u godit më së shumti, shtëpitë u bënë gërmadha, trungjet e pemëve dhe era shkatërroi makina të tëra.

Në Alabama, e cila u godit gjithashtu nga i njëjti sistem stuhie, shpëtimtarët nxorrën një burrë nga balta kur makina e tij u përmbys, por më pas ai humbi jetën për shkak të plagëve.

BANOR: Ne ishim në shtëpinë tonë. Era e fuqishme na shkatërroi shtëpitë dhe çdo gjë që kishim ne. Çfarë të bëjmë tani që jeta na u kthye përmbys ?

Rreth 26 mijë familje  vijojnë të jenë pa energji elektrike në Misisipi, Alabama dhe Tenesi për shkak të stuhisë. Shërbimi Kombëtar i Motit në Jackson ka vendosur ekipe për të vlerësuar dëmin. Të paktën 24 tornado u rregjistruannga Misisipi perëndimor në Alabama.

Banorët shprehen se do të duhen muaj të tërë që rikuperohen pasi dëmet nga stuhitë e fuqishme janë katastrofike. Ndërkaq një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në zonat e goditura më rëndë, si dhe strehimore të përkohëshme janë ngritur për njerëzit.