Pas një sërë skandalesh, kryeministrja Sanna Marin njofton ndarjen nga bashkëshorti

Pas një sërë skandalesh gjatë vitit të kaluar, kryeministrja Sanna Marin  ka njoftuar  ndarjen nga bashkëshorti i saj, Markus Raikkonen, me të cilin ishin në lidhje prej 19 vjetësh.

Marin dhe Raikkonen, të dy në moshën 37-vjeçare, janë prindër të një vajze 5 vjeçe. Ata kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre në vitin 2020.

SANNA MARIN: Ne kemi bërë kërkesën për divorc. Jemi mirënjohës për 19 vitet e kaluara së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne do të mbetemi miq të mirë dhe prindër të dashur. Do të kalojmë kohë si familje për të mirën e vajzës.

Sanna Marin humbi zgjedhjet muajin e kaluar dhe do të lërë postin e kryeministrit të Finlandës. Gjatë mandatit të saj,  ajo e futi Finlandën në NATO, megjithatë kjo nuk mjaftoi për t’u rizgjedhur për një mandat të dytë.

Në gusht,  37-vjecarja u filmua teksa kërcente në një lokal nate me këngëtarin finlandez, Olavi Uusivirta. Në atë kohë, u fol se ata kishin një lidhje, por këto pretendime u hodhën poshtë.