Sindikata Aslef në Britaninë e Madhe ka njoftuar se drejtuesit e trenave do të organizojnë një raund të ri greve, pasi vendosën të refuzonin një ofertë nga qeveria. Drejtuesit e trenave do të protestojnë për tre ditë, duke përfshirë të shtunën e 3 qershorit – data e finales së FA Cup mes Manchester City dhe Manchester United.
Drejtuesit kanë vendosur të mos punojnë më jashtë orarit për 6 ditë: nga e hëna e 15 majit deri të shtunën më 20 maji, si dhe të shtunën 13 maj dhe të enjten 1 qershor Unioni Aslef që përfaqëson mbi 21,000 makinistë nga 16 kompani treni ka deklaruar se propozimi i qeverisë për një rritje pagash prej 4% ishte “qartësisht i projektuar për të mos u pranuar” duke pasur parasysh shkallën e lartë të inflacionit.
Sekretari i Përgjithshëm i Aslef, Mick Whelan tha: “Ne nuk duam të hyjmë në grevë – nuk duam të bezdisim pasagjerët, ne kemi familje dhe miq që përdorin hekurudhën gjithashtu, dhe besojmë në investimin në hekurudhë për të ardhmen e këtij vendi – por fajin për këtë veprim e kanë, në mënyrë të drejtë dhe vetëm të drejtë, punonjësit që na e kanë detyruar të mos pranojmë diçka që nuk përputhet me vështirësinë e punës së tyre.”