Parisi ndalon përdorimin e skuterave
Parisi është kryeqyteti i parë në botë që ka ndaluar përdorimin e skuterave në botë. Qytetarët votuan në një referendum të djelën kundër rinovimit të licencave të operatorëve të skuterëve elektrikë në qytet.
Pavarësisht propozimeve nga operatorët për të përmirësuar rregullat e sigurisë, rreth 89% e qytetarëve votuan kundër përdorimit të skuterave për shkak të shqetësimeve për sigurinë publike në trotuaret e qytetit. Por ndërsa këto mjete u bënë mjaft të njohura , veçanërisht në mesin e të rinjve, u rrit edhe numri i aksidenteve.
Në vitin 2019 po mbaja fëmijën tim në krahë, asokohe vetëm 8-muajsh kur u godita nga një skuter i cili po vinte në korsinë e gabuar. Për pak e humba femijën.Pas kësaj përvoje personale doja që të rrisja ndërgjegjësimin, u shpreh një banore franceze.
Skuterët janë kthyer në një pengesë për këmbësorët, pasi shumë prej tyre lihen në rrugë, duke bllokuar rrugët.Të aksesuar përmes aplikacioneve të smartfonëve skuterat kanë funksionuar në Paris që nga viti 2018, por pas ankesave për vendosjen e tyre në mënyrë të crregullt , autoritet atje kanë vendosur uljen e numrit të operatorëve në treg.
Atyre ju dha atyre një kontratë tre-vjeçare,në të cilën kërkohej që shpejtësia e tyre të kufizohej në 20 km/orë . Skuterët elektrikë duhet të hiqen nga rrugët e Parisit deri në gusht.