Parandalohet sulmi terrorist në Greqi, mund të shkaktonte 50 viktima

2 pakistanezë planifikonin sulme terrorriste në Greqi. Autoritet parandaluan ngjarjen ku parashikohej që të shkaktonte rreth 50 viktima.Objektivi i parë, ishte një restorant në Psirri, të cilin  autorët kishin zgjedhur ta sulmonin ose me armë ose  me eksploziv, në kohën kur në zonë do të kishte më shumë se 50 njerëz. Por operacioni u shty, pasi ata nuk mundën të gjenin armët që kërkonin. Kontaktet u bënë përmes ËhatsApp dhe ende nuk është e qartë se sa persona të tjerë kane kontaktuar dy terroristët për propozimet e tyre.

Për çdo viktimë, dy autorët pakistanezë do të merrnin 15,000 euro shperblim nga organizatori i rrjetit terrorist. Ai eshte zbuluar dhe eshte identifikuar  dhe sipas informacioneve jeton ne Teheran, nga ku drejtonte edhe operacionin. Dy  pakistanezët e arrestuar, të moshës 27 dhe 29 vjeç, kishin jetuar në Zakynthos dhe Sparta gjatë  viteve të   fundit.

Ata kishin hyrë ilegalisht në vend 5 vite më parë dhe sic edhe raportojnë mediat greke njëri prej tyre ishte arrestuar një vit më parë pasi nuk kishte dokumentet e nevojshme. Dy personat që tani janë në duart e autoriteteve greke u interesonte të vrisnin sa më shumë njerëz për të rritur shumën parave   që do të merrnin.