Parandalohet masakra në Tampa, Florida

Ky filmim i kamerave të sigurisë tregon momentet, kur truproja i një klubi nate në Tampa të Floridas shmang një masakër me armë. Në video duket momenti kur ai pikas dhe ndalon një person të maskuar dhe të armatosur të hyjë në ambjentet e brendshme të klubit. Truproja përleshet me të fizikisht, ndërsa në ndihmë të tij ndërhyjnë edhe të pranishmit për ta neutralizuar.

Siç duket edhe nga filmimi, kur i afrohet derës, personi që mbante maskën me fytyrë djalli, duket se ishte në dijeni të pranisë së kamerës së sigurisë dhe drejton drejt saj një elektrik dore në mënyrë që të mos dallohet.

Hetuesit thanë se veç një pistolete, ai kishte me vete disa fishekë dhe një thikë, çka shton dyshimet se ai mund të ketë pasur qëllim, kryerjen e një sulmi të armatosur me viktima të shumta.