Papa: Transgjinorët mund të pagëzohen, gay-t bëhen kumbarë!
Vatikani njoftoi se edhe transgjinorët mund të pagëzohen në kishën katolike.
“Një person transgjinor, edhe nëse i është nënshtruar terapisë hormonale dhe operacionit të ndryshimit të seksit, mund të pagëzohet në të njëjtat kushte si besimtarët e tjerë, nëse nuk ka situata në të cilat ekziston rreziku i krijimit të një skandali publik apo çorientimit mes besimtarëve ”, thuhet në një dokument të botuar në italisht në faqen e tij të internetit.
Dokumenti ishte përgjigje ndaj gjashtë pyetjeve që peshkopi Jose Negri i Santo Amaro në Brazil i dërgoi Vatikanit në muajin korrik, në lidhje me përfshirjen e personave të komunitetit LGBTQ në praktikat rutinë të Kishës katolike dhe të lëshuara nga Dikasteri i Doktrinës së Besimit të Selisë së Shenjtë.
Dokumenti duket se sugjeron ndërkohë fëmijët e birësuar nga çifte të të njëjtit seks ose të ardhur në jetë përmes nënave bartëse, nuk mund të pagëzohen. Gatishmëria e deklaruar e Vatikanit për të përfshirë transgjinorët në kishë është hapi i fundit i ndërmarrë nga Selia e Shenjtë për ta shtrirë qasjen e saj edhe në komunitetin LGBTQ+.