Papa pritet të largohet nga spitali të shtunën

 

Papa Françesku pritet të dalë nga spitali të shtunën, ka bërë të ditur Vatikani. Kthimi i tij në rezidencën e tij në Vatikan në Santa Marta varej nga rezultatet e testeve përfundimtare të kryera.

Papa u shtrua në spitalin Gemelli në Romë të mërkurën me vështirësi në frymëmarrje. Ai u diagnostikua më vonë se kishte bronkit, megjithëse Vatikani tha se ai ishte përgjigjur mirë ndaj antibiotikëve.

Sipas një deklarate, Papa 86-vjeçari darkoi me pica së bashku me stafin mjekësor të enjten në mbrëmje. Qëndrimi i tij në spital erdhi përpara kohës më të ngarkuar në orarin e tij vjetor , me ngjarje dhe shërbime të planifikuara gjatë javës së Pashkëve.