Papa Leoni bën thirrje për t’i dhënë fund ‘barbarisë’ në Gaza
Papa Leoni i XIV ka bërë thirrje për një ndalesë të menjëhershme të barbarisë së luftës pas sulmit izraelit ndaj famullisë katolike në qytetin e Gazës që vrau tre civilë dhe plagosi disa të tjerë, përfshirë priftin e famullisë.
Sulmi ndodhi të enjten në mëngjes në kishën e vetme katolike të Gazës, ku rreth 600 njerëz ishin strehuar. Papa i identifikoi viktimat si Saad Issa Kostandi Salameh, Foumia Issa Latif Ayyad dhe Najwa Ibrahim Latif Abu Daoud, dhe tha se ishte “i afërt” me ta dhe familjet e tyre.
Duke folur të dielën pas lutjes Angelus në Castel Gandolfo, Papa Leo tha se sulmi “është vetëm një nga sulmet e vazhdueshme ushtarake kundër popullsisë civile dhe vendeve të adhurimit në Gaza”.
Ai bëri thirrje për “një zgjidhje paqësore të konfliktit” dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar. Veçanërisht, ai i bëri thirrje të respektojë “detyrimin për të mbrojtur civilët, si dhe ndalimin e ndëshkimit kolektiv, përdorimit pa dallim të forcës dhe zhvendosjes me forcë të popullsisë”.