Panik në Virginia, një person qëllon me armë pranë selisë së CIA-s
Një incident me armë zjarri ka shkaktuar panik pranë selisë së CIA-s në Virginia, kur një person ka qëlluar në ajër, duke alarmuar autoritetet. Menjëherë, zona është rrethuar nga forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën.
Departamenti i Policisë njoftoi në rrjetin social X se kishte të bënte me një “incident të izoluar tashmë” dhe se Divizioni i Operacioneve Speciale ndodhej në vendngjarje për të asistuar.
Sipas mediave amerikane Fox 5 dhe ABC News, personi fillimisht ka kërcënuar verbalisht jashtë portës së CIA-s, e më pas ka shtënë në ajër. Nuk raportohet për të lënduar.
Autori është neutralizuar nga forcat e rendit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.