Panik në Shtëpinë e Bardhë, shërbimi sekret qëllon burrin e armatosur
Shërbimi sekret ka qëlluar një burrë të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, me ngjarjen që ndodhi pak pas mesnate me orën lokale. Incidenti ndodhi rreth 5 minuta larg Shtëpisë së Bardhë, në anën perëndimore të ndërtesës së Zyrës Ekzekutive Eisenhoëer.
Në një deklaratë, Shërbimi Sekret tha se më herët, policia kishte informacione në lidhje me një individ, i cili mund të kishte udhëtuar në Uashington DC nga Indiana.
Rreth mesnatës, anëtarët e Shërbimit Sekret takuan makinën e parkuar të burrit pranë rrugëve 17 dhe F, NW, dhe panë një person që përputhej me përshkrimin e tij. Teksa oficerët iu afruan, burri mori armën e zjarrit, duke çuar në një konfrontim, aty ku agjentët e Shërbimit Sekret e qëlluan.