Panik në Londër, furgoni përplas këmbësorët: Humb jetën një 20-vjeçare dhe…

Një aksident tragjik ka ndodhur në qendër të Londrës, ku një furgon ka përplasur këmbësorët, duke shkaktuar panik mes qytetarëve.

Ngjarja ndodhi të martën pasdite në zonën e “The Strand”, ku një vajzë rreth 20 vjeç humbi jetën në vendngjarje, ndërsa dy persona të tjerë u dërguan me urgjencë në spital. Policia Metropolitane njoftoi se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike, ndërsa tjetri ka marrë lëndime më të lehta.

Drejtuesi i furgonit, një 26-vjeçar, është arrestuar nga autoritetet, pasi dyshohet se ishte nën ndikimin e drogës në momentin e aksidentit.

Policia ka konfirmuar se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.